Partia e Lirisë ka publikuar një video të re të arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pretendoi se kreu i Partisë së Lirisë u godit në kokë nga efektivët të cilët e morën me forcë nga makina me të cilën po udhëtonte.
Gjatë konferencës për media ai theksoi se do të bëjnë një kallëzim penal.
Meta u arrestua dje si i dyshuar për veprat penale që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave.