Publikohet një video qe nuk e keni parë deri tani-"Dardan Molliqaj nuk ka goditur me shuplakë policin" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Publikohet një video qe nuk e keni parë deri tani-“Dardan Molliqaj nuk ka goditur me shuplakë policin”

    Insajderi
    01 February 2022 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka postuar në video në Facebook ku sipas saj vërtetohet se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, nuk ka goditur me shuplakë policin gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës të shtunën.

    Molliqaj u arrestua para futjes në studion e emisionit Pressing për protestën e mbajtur të shtunën. Por Kuci thotë se ai nuk e ka goditur policin.

    “Fillimisht, në xhirimin më poshtë shihet qartë që nuk kemi të bëjmë me goditje por shtyrje. Ky është fakt. Së dyti, Dardani ka vazhduar aktivitetet e tij pa u ndalur për dy ditë rradhazi, si në zyre të PSD-së, si në kafene në takime me qytetarë”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Tutje ajo thotë se arrestimi i Molliqajt është politik.

    “Së treti, dhe më e rëndësishmja, arrestimi i tij sot, pak para paraqitjes në Pressing, nuk është asgjë tjetër pos arrestim politik për ta heshtur Dardanin”, përfundoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark