Publikohet numri zyrtarë i civilëve të vrarë në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet numri zyrtarë i civilëve të vrarë në Ukrainë

    Insajderi
    07 March 2022 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë se 406 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në një deklaratë të hënën, raporton CNN.

    801 civilë të tjerë janë lënduar, tha OHCHR.

    OHCHR e ka pranuar se shifrat reale ka të ngjarë të jenë “konsiderueshëm më të larta”.

    Këto shifra përfshijnë të dhëna të mbledhura midis orës 4 të mëngjesit me orën lokale më 24 shkurt 2022, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, dhe mesnatës së 6 marsit 2022, tha OHCHR.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark