
Kiem Holijanda’, është filmi i metrazhit të shkurtër me skenar të Tom Bakker e regji të Sarah Veltmeyer, i cili u xhirua në nëntor të këtij viti në Kosovë me kastë aktorësh nga Kosova, shkruan KultPlus.
Është rasti i dytë në vend që regjisorëve të huaj u ka bërë shumë përshtypje emigrimi ilegal i shqiptarëve e nuk kanë ngurruar që këtij fenomeni ti japin formë brenda një projekti kinematografik.
‘Kiem Holijanda’, është filmi i metrazhit të shkurtër me skenar të Tom Bakker e regji të Sarah Veltmeyer, i cili u xhirua në nëntor të këtij viti në Kosovë me kastë aktorësh nga Kosova. Tashmë ky film veç e ka publikuar posterin zyrtar të tij, ndërkohë që edhe vetë regjisorja ka paralajmëruara nëpërmjet rrjetit social Facebook, se ky film ka përfunduar, shkruan KultPlus.
‘Kiem Holijanda’, jetësohet nga aktorët kosovar siç janë: Andi Bajgora, Florist Bajgora, Arbnesha Grabovci Nixha dhe Shpëtim Kastrati. Producent nga Kosova është Ujkan Hysaj me ‘Ajo’ Production.