Plus 14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Plus 14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

    Insajderi
    04 November 2021 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten në Kosovë janë shënuar edhe 14 raste të reja me Covid-19, shkruan Insajderi.

    MSH ka njoftuar se nuk ka raste të vdekjes.

    Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës. Deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 1.707 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402. Në total numri i rasteve aktive është 443.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark