Publikohet raporti i obduksionit për Astrit Deharin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet raporti i obduksionit për Astrit Deharin

    Insajderi
    18 November 2016 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka pranuar të premten rezultatet e obduksionit të Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili vdiq më 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

    Avokati Gashi ka thënë se rezultatet që iu dhanë atij nga Prokuroria e Shtetit njoftojnë se Dehari ka vdekur nga asfiksia dhe nga një mjet i fortë, raporton Insajderi.

    “Nga Prokurori i Shtetit kemi marrë një raport të abduksionit, i cili tregon se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia dhe nga një mjet i fortë. Unë si avokat i familjes do t’i shikojë këto rezultate dhe do të dalim me një komunikatë zyrtare”, ka thënë Gashi.

    Ai është ankuar se autoritetet e drejtësisë nuk i kanë dhënë mbrojtjes së Deharit provat e siguruara dhe fotografitë e qelisë së të ndjerit.

    “Ata nuk na kanë dhënë as fotografitë nga abduksioni as fotografitë nga qelia e Astrit Deharit”, ka thënë ai.

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën akuzën për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, më 30 gusht të këtij viti. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark