"Është stabile" Qeveria pranon raportin për Urën e Ibrit, Durmishi tregon se çfarë shkruan në të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Është stabile” Qeveria pranon raportin për Urën e Ibrit, Durmishi tregon se çfarë shkruan në të

    Insajderi
    13 August 2024 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e ka publikuar raportin mbi gjendjen fizike të Urës së Ibrit, për të cilën tha se është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

    Sipas Durmishit, raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi Lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë, sipas tij, mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.

    “Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”.

    “Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, shkroi Durmishi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark