Publikohet vendi ku u gropos babai nga tre fëmijët në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet vendi ku u gropos babai nga tre fëmijët në Durrës

    Insajderi
    23 February 2024 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me 10 shkurt 2024 në Durrës, ku re fëmijë planifikuan dhe më pas vranë babanë e tyre 50-vjeçarin Pëllumb Meta.

    Trupi i viktimës u varros në një kasolle aty pranë.

    Sipas Policisë së Shqipërisë ekzekutor i krimit ka qenë djali i madh 24-vjeçari Hysen Meta, i cili ka shkrepur armën. Vajza Hygerta Meta ka qenë bashkëpunëtore në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar, Amarildo Meta ka ndihmuar me fshehjen e trupit të të atit.

    Të tre fëmijët e Pëllumb Metës janë arrestuar. Ndërkohë, bashkëshortja dhe njëherësh nëna e tre fëmijëve është proceduar penalisht pasi me mosveprimet e saj ka penguar për zbardhjen e krimit.

    TopChannel ka publikuar pamje nga vendi ku ishte groposur 50-vjeçari:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark