Është publikuar një video e momenteve të fundit të Arjan Salës, i cili vdiq të merkurën teksa po ndihmonte më shumë se 20 punonjës në një magazinë të një qendre tregtare në hyrje të Tiranës.
Siç shihet në videon e publikuar nga “Top-Channel”, Sala njoftohet nga kolegët e tjerë që në magazinë ka zjarr. Ai shihet duke vrapuar në endin e ngjarjes ku edhe ka evakuuar mbi 20 punonjës.
32-vjeçari mori një bombol dhe tentoi të fikte zjarrin, por që flakët u përhapën me shpejtësi dhe s’arriti të dilte.
Trupi i tij u gjet tre ditë pas incidentit.
Sala është shpallur Dëshmor i Atdheut.