×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet video nga momenti kur sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri

    Insajderi
    26 October 2024 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.

    Lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona.

    Gazeta Insajderi ka raportuar se të arrestuarit janë Dukagjin e Korab Lulaj.

    Të njëjtit siç ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi janë ndaluar për 48 orë.

    Ndërkohë, është publikuar edhe video nga momenti kur të dyshuarit sulmojnë Muhaxherin.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, kishte deklaruar se Muhaxheri është dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve.

    Ndërkaq, vetë Muhaxheri tha se tashmë ka dal nga spitali.

    Ai për Gazetën Insajderi tha se për momentin është në polici.

    “Po jam sulmuar, për momentin jam në polici”, tha shkurt ai për Insajderin.

    Ndërkaq, kur u pyet se a i njeh personat që e kanë sulmuar i njëjti u përgjigj: Jo.

    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, mirëpo ai ka thënë se bëhet fjalë për dy të dyshuar.

    Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.

    “Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga  perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark