
Një grabitje si nëpër filma aksion ka ndodhur në Koplik.
Report Tv ka siguruar videon kur tre grabitësit e maskuar, njeri prej tyre B.G me maskën e filmit ‘Scay Movie’, shihet teksa futen për të grabitur bankën e nivelit të dytë.
Grabitësit ndalojnë me një veturë, ‘Golf 3’ para bankës, dhe më pas drejtohen për në hyrje. Aty hasen me rezistencën e rojës, i cili përpiqet që t’i ndalojë pavarësisht se ato ishin të armatosur.
Më pas futen në bankë, ku terrorizojnë klientët si dhe personelin e mbajnë peng rojën. Të tjerët ndërkohë janë shtrirë barkas.
Pasi marrin paratë me çanta të zeza ato dalin për tu larguar. Para tyre është një makinë patrullë policie, e cila është përpjekur që t’u pengojë largimin pasi u ka bllokuar rrugën. Por grabitësit kanë ndërruar drejtim dhe janë larguar nga kahu i kundër. Bëhet me dije se policia ka kërkuar përforcime dhe ka bërë ndjekjen e tyre.
Policia e Shkodrës bëri të ditur këtë të diel se arriti të vërë në pranga 3 persona, dy prej të cilëve vëllezër, të cilët dyshohen si autorë të grabitjes së bankës rreth 3 javë më parë.