×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet videoja e tragjedisë: Momenti kur filloi shembja e strukturës së betonit

    Insajderi
    01 November 2024 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur shembet një strukturë e betonit e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

    Disa persona u plagosën pas shembjes së strukturës së betonit në pjesën e vjetër të stacionit hekurudhor në Novi Sad.

    Sipas informacioneve të fundit nga vendi i ngjarjes, të paktën 11 persona kanë ndërruar jetë, shkruan nova.rs.

    Shtatë automjete të emergjencës ndodhen në vendin e aksidentit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të arrijnë njerëzit nën rrënoja.

    Edhe pse vetë stacioni u rinovua së fundmi, struktura e betonit e ndërtuar në vitin 1964 u shemb pak para orës 12:00.

    Ndryshe, autoritetet serbe tashmë kanë nisur hetimet e para gjersa raportohet se një pjesë të stacionit e ka rinovuar një kompani kineze.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark