Publikoi fotografi me të nga Dubai, Xheneta bën reagimin e papritur për të 'dashurin' - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Publikoi fotografi me të nga Dubai, Xheneta bën reagimin e papritur për të ‘dashurin’

    Insajderi
    01 July 2025 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka sqaruar së fundmi zërat që qarkulluan rreth jetës së saj personale, pas publikimit të një fotografie me një djalë, që u supozua gjerësisht si i dashuri i saj.

    Gjatë një live në rrjete sociale, modelja tha se postimi i saj ishte i qëllimshëm, por jo për të konfirmuar një lidhje romantike.

    Sqaroi se kishte marrë shumë mesazhe në lidhje me personin në fjalë dhe vendosi të publikonte një video për të ndalur thashethemet.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Atë fotografinë që e kam publikuar me atë djalin e ri, që kam thënë është i dashuri im, thjesht e kam bërë… në atë kohë kam marrë mesazhe shumë për personin në fjalë. Thjesht kam dashur të mbyllet si muhabet dhe e kam hedhur atë video”, tha ajo.

    Në një reagim më të drejtpërdrejtë ndaj komenteve dhe perceptimeve të publikut, Xheneta shtoi: “Ju jeni aq të prapambetur dhe të paaftë për të kuptuar. Unë nëse kisha pasur të dashur, kisha hedhur video nonstop me të”.

    Deklaratat e saj kanë nxitur diskutime në rrjete sociale, ndërkohë që duket se Xheneta po përpiqet të mbajë distancë nga zërat dhe ndërhyrjet në jetën e saj private.

    Me personin në fjalë në momentin kur postoi fotografinë ka qenë në pushime në Dubai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark