Në Teatrin Kombëtar të Serbisë, pas 60 vitesh ka luajtur një trup teatror nga Shqipëria.
Nën kujdesin e Angjelin Preljocaj, Noçes dhe La Stravaganza, pas një shfaqjeje të një niveli mjaft profesional, serbët e vlerësojnë punën e tyre. Më të mirët e këtij profesioni në Serbi thonë se janë të lumtur që panë një paraqitje të tillë.
Ada Raspor, balerinë e parë serbe, thotë: “Është një koreograf i nivelit botëror, të cilin e njohim dhe kjo ka qenë një festë për publikun dhe jemi kënaqur shumë”, shkruan Top Channel.
Disa nga balerinat shqiptare thonë se janë ndjerë mirë dhe kanë interpretuar si para çdo publiku dhe ashtu janë pritur. Balerina Rovena Shqevi tregon: “Kemi patur një mikpritje të jashtëzakonshme. Jemi ndjerë si në shtëpi. Duket se arti nuk ka lidhje me politikën, i thjeshton dhe i bën më të bukura gjërat”.
“Falenderoj publikun serb për duartrokitjet e pareshtura. Unë u ndjeva shumë mirë”, nënvizon balerina Elda Logo.