×
  • Lajme
  • Lajme

    “Puç nga UDB-ja”- Avokati i Thaçit përkujton se kush ishte për dhe kundër zgjedhjes së Sylejman Selimit si komandant i përgjithshëm i UÇK’së

    Insajderi
    08 July 2024 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, përgjatë parashtrimit të pyetjeve ndaj dëshmitarit Bislim Zyrapi, ka përkujtuar takimin ku është vendosur për komandantin e përgjithshëm të UÇK-së. Nga ajo çfarë ka cituar nga takimi, përmenden se kush ishte për dhe kundër Sylejman Selimit.

    Mishetiq pos tjerash ka pyetur edhe për kundërshtimin e LDK’së që të jetë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

    “Kjo është një përmbledhje e lajmeve të 12 maj 1999. Shohim paragrafin e dytë. Thotë: Kosova Press dje nxori një intervistë me shefin e UÇK-së ku Thaçi i kërkonte LDK-së të merrte pjesë në Qeverinë e Perkohshme. Citoj: Është në interes të LDK-së të mos bojkotojë institucionet dhe të respektojë marrëveshjen që ka nënshkruar Presidenti. Dëshmitar në këtë kohë keni qenë ndihmës-ministër i Mbrojtjes në qeverinë e përkohshme ”, thotë Mishetiq.

     Në një dokument që paraqet Mishetiq para trupit gjykues dhe dëshmitarit, citon Sali Bashotën të ketë thënë se propozimi i Sylejman Selimit “uron të mos jetë puç nga UDB-ja”. Kundër Selimit, sipas Mishetiq, ishte edhe komandant Drini.

    “…këtu thuhet sikur ai ka thënë që Ramushi këmbëngul që Sylejman Selimi duhet të jetë komandant i përgjithshëm i UÇK-së. Folësi i radhës është Sokol Bashota dhe thotë se “uroj të shoh që ky puç mos të jetë nga UDB-ja”. Komandant Rexha ka thënë: Është zgjedhur Syla (Sylejman Selimi) për shkak se mund të keqpërdoret më së lehti”, thotë Mishetiq, të cilin e konfirmon Zyrapi.

    Mishetiq thotë se ndryshe nga të tjerët, Ramush Haradinaj këmbëngulte që Selimi të jetë komandant i Shtabit të Përgjithshëm.

    Pjesë nga intervistimi:

    Luka Mishetiq: …Shtabi i Përgjithshëm i ka shpërfillur kërkesat që i keni bërë me këtë. Pastaj vazhdon: Jakup Krasniqi po ashtu, me gjithë respektin që i takon, nuk është personi i duhur për postin e zv. komandantit. Ju konfirmuat që ditën e enjte komandantët e zonës e kanë ditur se komandant është Azem Syla.

    Bislim Zyrapi: Po.

    Luka Mishetiq: A pajtoheni me mua, nëse ata e dinin që UÇK-ja ka pasur zëvendëskomandant i takon që të ketë pasur një komandant të përjgithshëm në kohën kur është mbajtur ky takim.

    Bislim Zyrapi: Po kështu është.

    Luka Mishetiq: T’i kthehemi marrëveshjes së Rambujesë. Javën e kaluar thamë se komandantët e zonave kanë qenë kundër marrëveshjes pjesërisht, sepse në marrëveshje kërkohej çarmatimi i UÇK-së dhe për rrjedhojë ata mund të humbnin autoritetin e tyre.

    Bislim Zyrapi: Po.

    Luka Mishetiq: A ju kujtohet që një nga mënyrat se si e bindi z. Thaçi komandantët e zonave të jepnin pëlqimin e Rambujesë, u tha se do të merrnin pjesë në qeverinë e përkohshme dhe në Gardën Kombëtare. Ju kujtohet?

    Bislim Zyrapi: Po.

    Luka Mishetiq: Dokumenti që kemi në ekran mban datën 23 shkurt 1999, që është 3 ditë pas takimit që diskutoi Prokuroria me ju. Pra, ai takimi i Shtabit të Përgjithshëm ku z. Thaçi u zgjodh të ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme. Këtë dokument që e kemi përpara e keni parë ndonjëherë.

    A e keni ditur që më 26 shkurt nga z. Thaçi në emër të UÇK-së, z. Rugova në emër të LDK-së dhe z. Rexhep Qosja në emër të LBD-së kanë nënshkruar marrëveshje në Rambuje për të formuar Qeverinë e përkohshme të Kosovës?

    Bislim Zyrapi: Atëherë kur është kthyer delegacioni nga Rambujeja, na kanë informuar se është bërë një nënshkrim i tillë.

    Luka Mishetiq: A jeni informuar në atë kohë se edhe LDK-ja mendohej të ishte pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës?

    Bislim Zyrapi: Po.

    Luka Mishetiq: A e keni ditur ju se përfundimisht që LDK-ja vendosi të mos ishte pjesë e Qeverisë së Përkohshme pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s?

    Bislim Zyrapi: Po.

    Luka Mishetiq: Kjo është një përmbledhje e lajmeve të 12 maj 1999. Shohim paragrafin e dytë. Thotë: Kosova Press dje nxori një intervistë me shefin e UÇK-së ku Thaçi i kërkonte LDK-së të merrte pjesë në Qeverinë e Përkohshme. Citoj: Është në interes të LDK-së të mos bojkotojë institucionet dhe të respektojë marrëveshjen që ka nënshkruar Presidenti. Dëshmitar në këtë kohë keni qenë ndihmës-ministër i Mbrojtjes në qeverinë e përkohshme. A e keni ditur se z. Thaçi bëri këtë kërkesë?

    Bislim Zyrapi: Në njëjtin takim na kanë informu që është bërë deklarimi që a do të jetë z. Thaçi apo kush kryeministër.

    Luka Mishetiq: …këtu thuhet sikur ai ka thënë që Ramushi (Ramush Haradinaj) këmbëngul që Sylejman Selimi duhet të jetë komandant i përgjithshëm i UÇK-së. Folësi i radhës është Sokol Bashota dhe thotë se “uroj të shoh që ky puç mos të jetë nga UDB-ja”. Komandant Rexha ka thënë: Është zgjedhur Syla (Sylejman Selimi) për shkak se mund të keqpërdoret më së lehti.

    Prokurorja: Kundërshtoj sepse i ka dhënë ngjyrim mënyrës se si është komunikuar.

    Bislim Zyrapi: Në këtë takim s’kam qenë. Ky takim mund të jetë bë në mars.

    Luka Mishetiq: Besoj se është takimi i 26 shkurtit, ku ju thatë se keni qenë aty. Sipas këtij teksti, ju keni thënë që jeni i pavendosur por që keni zgjedhur të jeni pjesë e shumicës. Është i njëjti takim. Atëherë, kush është Rexha?

    Bislim Zyrapi: Rexha mbiemrin e ka pasë Komandant Drini por Rexha e ka edhe Rexhep Selimi. Ky takim është i saktë, është mbajtur. Janë bërë diskutime aty por s’më kujtohen të gjithë diskutimet aty. Aty kanë qenë goxha shumë njerëz.

    Luka Mishetiq: Sokol Bashota thotë që zgjedhja e Sylejman Selimit ose më saktë ai uron që të mos ketë qenë “një puç i përgatitur nga UDB-ja”. Drini ka thënë se “Sula” është zgjedhur se mund të manipulohet më lehtë. Atëherë, a është e drejtë të themi se edhe Sokol Bashota edhe “Drini” ishin kundër Sylejman Selimit si komandant i Përgjithshëm.

    Bislim Zyrapi: Faktikisht po.

    Luka Mishetiq: Pak kohë pas këtij takimi, komandant Selimi zëvendësoi komandant “Drinin” si komandant të zonës. A e dini nëse motivi i Sylejman Selimit mund të ketë qenë pjesërisht për shkak të kundërshtimit të tij. A e dini një diçka të tillë?

    Bislim Zyrapi: Jo.

    Luka Mishetiq: Z. Limaj ka thënë: Ky Shtab ka arritur maksimumin e internacionalizimit të çështjes së Kosovës. A mund të na shpjegoni ju, si e keni kuptuar këtë fjali?

    Bislim Zyrapi: Me këtë ka dashur të thotë se Shtabi i Përgjithshëm në aspektin ndërkombëtar ka treguar se kush është UÇK-ja dhe pse lufton. Kjo me veprimin e saj deritanishëm aq sa ka arritur dhe kaq, më tepër nuk ka mundur të arrijë si shtab.

    Luka Mishetiq: Kur thotë ai “internacionalizim”, ju si e kuptoni këtë fjalë?

    Bislim Zyrapi: Në këtë aspekt, kuptohet si njohuri ndërkombëtare për UÇK-në. Që të dihet që qëllimi i saj është liria dhe pavarësia e Kosovës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark