Pullë postare për Nënë Terezën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pullë postare për Nënë Terezën

    Insajderi
    16 August 2016 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Posta e Kosovës ka promovuar sot pullën postare për nderë të “Shenjtërimi i Nënës Terezë”.

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në ceremoninë e promovimit është nder i veçantë për qytetarët e Kosovës që ta respektojmë një humaniste globale siç është Nëna Terezë.

    “Për Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj, është një nder i veçantë që të respektojmë një figurë të jashtëzakonshme dhe një humaniste globale siç është Nënë Tereza. Prandaj, ky vit është një vit i madh për Kosovën, është vit i të arriturave tona, por mbi të gjitha është vit i Nënë Terezës”, tha kryeministri.

    Ndërsa kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha pasi tha se emërimi i pullës vjen në kuadër të aktiviteteve për shënimin e vitit të Nënës Terezë, i ndau Isa Mustafa, Imzot Dodë Gjergji dhe Justina Pula Shiroka, këtë pullë të punuar në pllakë bronzi.

    Ky vit është shpallur viti i Nënës Terezë, ndërsa 5 shtatorin parlamenti a ka shpallur ditën e bamirësisë, ditën e Nënës Terezë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark