Pulmologu Thaçi: 25 pacientë që kanë kaluar coronavirusin janë duke u trajtuar në Pulmologji - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pulmologu Thaçi: 25 pacientë që kanë kaluar coronavirusin janë duke u trajtuar në Pulmologji

    Insajderi
    05 October 2021 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë duke u trajtuar 25 pacientë që e kanë kaluar coronavirusin.

    Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, pulmologu, Shpëtim Thaçi.

    “Gjendja në Klinikë është e qetë, 25 pacientë janë post covid duke u trajtuar por që gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, theksoi ai.

    Kurse, në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 35 pacientë me COVID-19, Klinikën Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë, Mjekimi Intensiv, në Klinikë Infektive 9 pacientë.

    Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 38 raste pozitive me coronavirus.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.

    “Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

    Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 1.895.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark