Shkruan: Skënder Musa
Dikush duhet ti mbrojë edhe ata qe kryejn vepra monstrum të tilla si rasti i fundit i dhunimit të të miturës 11 vjeçare, cila fjalë mund të thuhet në këtë rast, cila rrethanë lehtësuese. Te ne shqiptarët e drejta zakonore është më e fort se ligji dhe veprat që prekun moralin kaq rënd nuk mbrohen.
Pa as një dyshim avokatët që i mbrojnë nuk duhet të shihen si avokat të djallit sepse është obligim kushtetues që të mbrojnë qytetarë që kryejn vepra penale.
Rast i rënd që ka trondit Kosovën, drejtësia duhet të kryej punën e saj edhe në këtë rast dhe në raste tjera.
Duhet të punohet në familje, shkollë dhe në burg sepse është krijuar një mentalite i majakëve seksual që nuk shohin asgjë tjetër dhe nuk zgjedhin formë si në rastin konkret.
Ska avokat që mund të mbrojë i qetë këtë rast, e që nuk ndjen dhimbje për viktimën. Por forca e ligjit dhe shtetit duhet të godas fuqishëm dhe të mbrojë moralin e në mënyrë të veçantë të miturit.
Nuk ka vend për dënime verbale e vajtime organet e shtetit duhet të veprojnë dhe ti mbrojnë të gjitha femrat dhe të miturat nga ngacmimet seksuale në istitucione shtetrore dhe nga dhunimet në çdo kohë dhe vend. Kosova nuk duhet të shkoj kah vendete patriakale por nga vlerat e demokracisë europiane ashtu siç jemi ne si komb shqiptar.