×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Punësime familjare, partiake e me ndikim- E njoftova edhe Albin Kurtin” | Rrëfimi i pejanit që tentoi të punësohet në “Hidrodrini”

    Insajderi
    14 March 2024 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agron Ljaçi tentoi disa herë që të punësohej në ndërmarrjen publike “Hidrodrini”. Konkursi u anulua dy herë e herën e tretë Inspektorati i Punës gjeti aq shkelje saqë e ndëshkoi ndërmarrjen në fjalë që drejtohet nga Dri Cena.

    Ai ka dhënë një rrëfim të gjatë për Gazetën Insajderi. Ka akuzuar për punësime familjare, partiake e shkelje të rënda të ligjit. Ka treguar se si për këtë punë e njoftoi edhe Kryeministri Albin Kurti. Edhe e denoncoi rastin në organet e rendit.

    Ka treguar se si kjo ndërmarrje për pak muaj nën drejtimin e Cenës ka punësuar afro 40 persona, me ndikim e lidhje sipas tij.

    Si ish-kandidat i Vetëvendosjes për asamblist në Pejë, nuk ia lë fajin krejt punësimeve partiake, por thotë që njerëzit duanë që “të rehatohen” në punë te shteti. “Është punë më e sigurt… edhe pagesa nuk është e keqe, diku nga 650 euro për punë të inspektorit”, ka treguar Lajçi në intervistën dhënë Gazetës Insajderi.

    Ai thotë që pasi që rastin e ka lajmëruar prej Policisë e deri tek Kryeministri Albin Kurti, po pret drejtësi. Që ata që bën shkelje të marrin dënimin që e meritojnë.

    Ndiqeni intervistën e plotë këtu:

    Lexo edhe këtë artikull të Insajderit për zhvillimet në këtë ndërmarrje publike, bordin e së cilës e dikton Qeveria:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark