×
  • Lajme
  • Lajme

    Punësimet familjare në Pejë, opozita hedhin akuza ndaj Gazmend Muhaxherit dhe Xhavit Halitit: Korrupsion e nepotizëm

    Insajderi
    18 September 2024 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi pak më parë ka raportuar për disa punësime familjare në komunën e udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri i LDK’së. Në dy konkurse të hapura, janë zgjedhur fitues, familjarët e dy drejtoreshave të komunës së Pejës, të cilët janë rrugës për tu bërë “zyrtarë të lartë”. Më saktësisht, kandidatët fitues të përzgjedhur janë, njëri bashkëshorti i drejtoreshës për Administratë. Dhe tjetra është motra e drejtoreshës për Mirëqenie Sociale. Nëse brenda afatit 30 ditor askush nuk ankohet, dhe nuk ka anulim të konkursit, Egzon Mullarama dhe Elodijana Mujaj Spahija, do të fillojnë punën në pozitat e përzgjedhura.

    Pas këtij raportimi të Insajderit, Lëvizja Vetëvendosje në Pejë ka dalur me një reagim ku kanë akuzuar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin si dhe deputetin e PDK-së, Xhavit Halitin.

    Në reagim thuhet se “Ky sistem i kapur përfaqëson vetëm interesa të miqve dhe të afërmve të Gazmend Muhaxherit e Xhavit Halitit. Profesionistët e qytetarët e Pejës, mbesin të papunë e të pashpresë!”

    Reagimi i plotë:

    KOALICIONI I VJETËR- KORRUPSION E NEPOTIZËM- GAZMEND E XHAVIT!

    A ka mbetur ndonjë vend pune në Komunë që nuk ndahet mes tyre?

    Në dy konkurse të hapura janë zgjedhur fitues familjarët e dy drejtoreshave të Komunës së Pejës nga LDK. Dy zyrtarë të lartë. Më saktësisht, Egzon Mullarama, bashkëshorti i drejtoreshës për Administratë, Nita Panduri Mullarama. E dyta, Elodijana Mujaj Spahija, motra e drejtoreshës për Mirëqenie Sociale, Albulena Mujaj Bajraktaraj.

    Për më tepër, Xhevahire Çeku Kelmendi, asambleiste në Komunë nga PDK është zgjedhur kandidate fituese në konkursin për inspektore tregu.

    Ky sistem i kapur përfaqëson vetëm interesa të miqve dhe të afërmve të Gazmend Muhaxherit e Xhavit Halitit.

    Profesionistët e qytetarët e Pejës, mbesin të papunë e të pashpresë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark