Lidhur me punësimin e Arben Vitis-ë në klinikën Olive, ka reaguar deputeti i deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.
Ai e ka pyetur sot ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin se a është në dijeni se punësimi i tij, në Olive ku edhe merr 5 mijë euro pagë po dyshohet se është konflikt interesi, shkruan Insajderi.
Lidhur me këtë ministri Rifat Latifi, deklaroi se çdo qytetar mund të punësohet kudo.
‘’Është e qartë se kjo pyetje është jashtë konformitetit tim me u përgjigj. Nëse është shkel Ligji, organet përkatëse do të merren me të. Por çdo qytetar ka të drejtë të punojë aty ku ka dëshirë, qoftë në sektorin privat, qoftë në publik’’, tha Latifi.
Ndërkaq, Haxhiu i kundërpërgjigj se mos veprimi i ministrit është po ashtu konflikt interesi.
“Mosveprimi përkon konflikt interesi edhe për juve’’, ia ktheu Haxhiu.