“Papunësia e ka arritur nivelin e vet struktural.. Nuk ka rezerva punëtore në mesin e të papunëve,” ka thënë kjo bankë në një raport, transmeton Express.
“Tashmë veç ekzistojnë shenja të presionit në tregun e punës. Indikacionet më të qarta janë raportimi për mungesa e punëtorëve në sektorët e ndërtimtarisë dhe prodhimit”, sipas saj.
Papunësia e rregulluar sezonale ishte 4.2 për qind në maj të këtij viti, që kryesisht i përgjigjet papunësisë së “fërkimit” që vjen si shkak i njerëzve që kalojnë periudha të shkurtra të kohës në punë të ndryshme./Insajderi.com