Punëtori i KRM “Pastrimi” goditet nga dy vetura gjatë detyrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtori i KRM “Pastrimi” goditet nga dy vetura gjatë detyrës

    Insajderi
    09 May 2025 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast shqetësues ka ndodhur gjatë orarit të punës në Prishtinë, ku një punëtor i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” është goditur nga dy automjete që dyshohet se ishin në konflikt mes vete, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit të kompanisë, punëtori ishte duke kryer me përkushtim detyrat e tij në shërbim të qytetit dhe komunitetit kur ndodhi incidenti. Ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile dhe po monitorohet nga mjekët.

    KRM “Pastrimi” ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me familjen dhe ekipin mjekësor dhe se do të ofrojë mbështetje të plotë për punëtorin dhe familjen e tij në këtë periudhë të vështirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark