“Ditëve të fundit madje u është ndaluar hyrja në punë një numri të grevistëve, e veprime të tilla nga ana e menaxhmentit duhet të ndalen sepse punëtorët dhe sindikata kanë të drejtë për t’u organizuar në greva”, Lëvizja Vetëvendosje, më 2019.
Gazeta Insajderi
Kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në opozitë i mbronte me të gjitha forcat punonjësit që zgjidhnin grevën për të arritur qëllimet e tyre në institucionet ku punonin.
Njëjtë vepruan edhe më 2019, gjatë kohës sa punëtorët e aeroportit “Adem Jashari” ishin në grevë
“Në periudhën kur fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” po rriten, e rrjedhimisht po rriten edhe te hyrat për kompaninë private që e ka marrë me koncesion, të drejtat e punëtorëve po shkelen çdo ditë e më shumë. Eliminimi i dallimeve në paga, pagesa për përvojën e punës, pagesa për orët e punës gjatë vikendit dhe të drejta të tjera që parashihen në Ligjin e Punës, janë vetëm disa nga kërkesat e punëtorëve”, thuhej në reagimin e LVV-së, shkruan Gazeta Insajderi.
Madje në reagim tregonin edhe për një paralajmërim të tyre.
‘Lëvizja VETËVENDOSJE! ka kohë qe ka paralajmëruar dëmet e politikave neoliberale të imponuara mbi ekonominë dhe shoqërinë e Kosovës dhe i ka kundërshtuar ato. Imponimi është bërë në forma të ndryshme, herë privatizim e herë koncesionim, por rezultatet kanë qenë të njëjta: shpronësim i qytetarëve e shkelje e të drejtave të punëtorëve”.
Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i tregonte menaxhmentit që punëtorët kanë tëë drejtë për t’u organizuar në greva.
“Thirrjet e menaxhmentit për ta anuluar grevën dhe protestën do të ishin legjitime, nëse punëtorëve do t’u ofrohej dialogu nga menaxhmenti dhe drejtësia nga shteti. Por, punëtorët po përballen me arrogancën e menaxhmentit dhe injorimin e shtetit. Ditëve të fundit madje u është ndaluar hyrja në punë një numri të grevistëve, e veprime të tilla nga ana e menaxhmentit duhet të ndalen sepse punëtorët dhe sindikata kanë të drejtë për t’u organizuar në greva”, thuhej në njoftim, shkruan Gazeta Insajderi.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron në solidaritet me punëtorët e organizuar rreth Sindikatës së Pavarur e ANP dhe mbështet veprimet e tyre sindikale. Kërkesat e tyre janë legjitime, ato duhet të realizohen”.
Sot, kur Kurti është në pozitë të ulet dhe të diskutojë me sindikatat për të gjitha problemet e tyre, jo që nuk flet, por përmes instancave të tjera që dirigjohen nga Qeveria – ai i kërcënoi sindikalistët.
Pas fillimit të grevës së përgjithshme në sektorin publik Ministria e Financave ka kërkuar nga BSPK-ja listën e personave që po marrin pjesën në grevë për t’ua ndalur pagën.
Në një emali të drejtuar Ali Sefajt, anëtarit të këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, ministria ka kërkuar sipas nenit 18 që të kenë një listë të personave që janë në greve për t’i pezulluar nga puna dhe tu ndalen benefitet.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu.
“Po është kërkesë ligjore është neni 18 i Ligjit për Greva, paragrafi 1, i cila kërkon që persona që janë në grevë tu pezullohen paga dhe përgjegjësia nga puna. Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës së punë dhe të mos këtë përgjegjësi me punu po ashtu edhe të mos paguhet, vetëm për këtë arsyeje e kemi dërguar emalin”, tha Spahiu per Insajderin.
Tutje, zv.sekretari tregoi se ministria nuk ka qenë e njoftuar për grevë më herët dhe se sot ishin njoftuar.
“Sot e kemi marrë njoftimin për grevë nuk kemi pas më herët njoftim. I kemi shkruar sindikatave dhe i kemi garantuar që nuk e pengojmë grevën vetëm proceduralisht na duhet me ditë kush është në grevë, prej kujt mundemi të kërkojmë punë dhe prej kujt jo. Ne kemi pranuar sot email prej Ali Sefaj dhe ati i kemi kthyer emailin duke i treguar se administrativisht duhet zhvilluar disa procedura pa e penguar procesin e grevës”, tha Spahiu për Insajderi.
Më pas, anëtari i këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj i është përgjigjur kërkese së zv.sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave i cili i kërkoi listën e grevisteve për t’ua ndaluar pagën.
Në një email të siguruara nga Gazeta Insajderi, Sefaj i ka rikujtuar Enis Spahiut, nenit 13 të Ligjit për Greva ku thuhet se ndaj asnjë pjesëmarrësve apo mbështetësi të grevës nuk mund të merren masa disiplinore dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës.
Tutje, ai ia ka theksuar se ‘presioni dhe pengimi i grevës dënohet sipas legjislacionit në fuqi’.
Por, sekretari i MF-së iniston për listën e grevistëve, ai thotë se “nuk mund të bëjmë pagesa të ndaluara me ligj”.
“Neve nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim disiplinor dhe jemi të vetëdijshëm për nenin 13, paragrafi 1, ku shumë saktë keni cituar edhe ju. Por, neve e kemi obligim ligjor që të identifikojmë cilët zyrtarëve duhet t’i pezullojmë kontratat, për të mos kërkuar punë prej tyre dhe për t’i mos i paguar gjersa janë në grevë. Kërkesa ime ka qenë në këtë drejtim, dhe ju kam lutur që të mos kemi keqkuptim për këtë. Por po shihet se çështja ka marrë kahje tjetër”, thuhet në emailin e Spahiut drejtuar Sefajt.
Tutje, zv.sekretari është shprehur se ministria nuk po e cenon grevën vetëm po zbatohet Ligji për Grevën.
Sipas Spahiut, ZKA-ja ka përgjegjësi për ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike dhe nuk mund të bëjnë pagesa të ndaluara me ligj.
“Edhe një herë po e them, nuk e cenojmë të drejtën e grevës, assesi. Por kujdesemi që të zbatohet Ligji për Greva, ashtu siç e kemi edhe me mandat ligjor, pasi që si ZKA kemi përgjegjësi për ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike dhe nuk mund të bëjmë pagesa të ndaluara me ligj”
Përmes këtij emaili të siguruar nga Gazeta Insajderi, Spahiu i ka thënë Sefajt se edhe vet është shërbyes civil dhe nuk ka të bëjë me politikat ditore.
“Në fund, ju rikujtoj që unë jam shërbyes civil dhe nuk jam pjesë e politikave ditore. Këtë veprim e kam ndërmarrë duke qenë plotësisht i bindur që kam përgjegjësi ligjore për këtë, e me asnjë motiv tjetër. Ky nuk është pengim i grevës, por vetëm zbatim i ligjit”, thuhet më tej në emailin e Spahiut.
Zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Murati ka ftuar në takim anëtarin e këshillit Grevist, Ali Sefajn.
Nëse mendoni që një takim në mes nesh do të ndihmonte procesin, unë jam i hapur për diskutime më mëtutjeshme. Jam i hapur për takim që nga ky moment, kurdo dhe kudo që dëshironi.
Lexo edhe: