Punëtorët e “Infrakos” dhe “Trainkos” ndalin trenin për një orë në shenjë proteste - kërkojnë rritje pagash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e “Infrakos” dhe “Trainkos” ndalin trenin për një orë në shenjë proteste – kërkojnë rritje pagash

    Insajderi
    19 May 2025 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për një orë, treni në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë ndaloi së funksionuari si pjesë e një proteste të organizuar nga punëtorët e kompanive publike “Infrakos” dhe “Trainkos”.

    Kjo është hera e dytë që punonjësit protestojnë, duke kërkuar një rritje të domosdoshme të pagave, të cilat, sipas tyre, nuk janë ndryshuar për më shumë se 15 vjet.

    Kryetari i Sindikatës së “Infrakos”, Hysen Nikçi, deklaroi se kërkesa e vetme është rritja e pagave, dhe se ky veprim simbolik është një paralajmërim i fundit për institucionet përgjegjëse – para hyrjes në grevë nga 26 maji, në rast se kërkesat nuk plotësohen.

    “Sot është protesta e dytë, protestojnë ‘Trainkos’ dhe ‘Infrakos’ për ngritjen e pagave. Sot jemi mbledhur për t’i bërë thirrje edhe bordit edhe qeverisë të rregullojnë çështjet tona. Të dy kompanitë, kërkojmë rritjen e pagave. Kjo është protesta e dytë që nuk ka dhënë rezultat. Protestën sot e kemi bërë një orë, ndoshta iu shkon në vesh më shumë. Kanë një javë të reflektojnë. Nëse jo, nga e hëna do ketë bllokadë totale”, ka deklaruar Nikçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark