Punëtorët e kompanisë për shpërndarje dhe distribuim të energjisë elektrike (KEDS) kanë protestuar sot para ndërtesës kryesore të KEDS-it në Prishtinë për largimet nga puna.
Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova”, kanë kërkuar kthimin në vendet e punës nga të cilit ishin larguar më parë nga menaxhmenti i KEDS-it.
Punëtorët gjithashtu kërkuan zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, si dhe vazhdimin e mbikëqyrjes së kontratës testuese të privatizimit të KEDS-it për t’i ruajtur të gjitha vendet e punës.