Kompania britanike ‘Bed SOS’ ka kryer hulumtime për lidhjen mes profesioneve dhe shpeshtësisë së marrëdhënieve seksuale.
Pavarësisht se nuk bëjnë aq shumë seks sa profesionet e tjera, artistët dhe dizajnerët kanë mesatarisht 4.4 orgazma në javë, që është pothuajse 1.5 herë çdo herë që bëjnë seks, shkruan Sustain Health.
Studimet kanë treguar se 80 për qind e femrave kanë orgazma të rrejshme, që do të thotë se shumë prej tyre nuk i marrin përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore që vijnë prej tyre.
Orgazmat mund ta lehtësojnë stresin dhe të çlirojnë tensionin dhe gjithashtu ndihmojnë me gjumin, i cili mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për ata me probleme si pagjumësia. Përfitime të tjera përfshijnë lehtësimin e dhimbjes – falë çlirimit të endorfinës, stimulimit të trurit dhe dukjes më të re. /Telegrafi/