Një video që e publikuar në mediat kineze ku shihen punëtorë të një banke teksa rrihen publikisht si ndëshkim për performancë të dobët, ka nxitur reagim në opinionin botëror.
Në video, që fillimisht u publikua në mediumin kinez “People’s Daily” shihet një burrë teksa pyet tetë punëtorë se pse ata nuk kanë bërë më shumë në trajnim, njofton BBC.
Më pastaj ai dëgjohet teksa thotë “përgatiteni prapanicën” dhe fillon t’i godas ata me një shkop.
Incidenti ka ndodhur në veri të Kinës në bankën Rural Commerce. Mediat kineze kanë raportuar se dy drejtues banke tashmë janë suspenduar për shkak të sjelljeve të tyre.
Video besohet se është bërë nga dikush që është gjendur në audiencë.
Në të shihen së paku katër ‘runde’ goditjesh me shkop./Insajderi.com
https://www.facebook.com/PeoplesDaily/videos/1186274268091055/