Punëtorët e Samsung-ut në Korenë e Jugut nisin grevë për herë të parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Punëtorët e Samsung-ut në Korenë e Jugut nisin grevë për herë të parë

    Insajderi
    07 June 2024 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në Korenë e Jugut, e kanë nisur të premten grevën e parë ndonjëherë.

    Samsung Electronics është njëra prej kompanive më të mëdha në botë për prodhim të telefonëve të mençur, dhe njëra prej pak kompanive në botë që prodhon çipat e nevojshëm për kryerje të shumë funksioneve teknologjike.

    Menaxhmeti i kompanisë është duke negociuar me sindikatat për pagat e punëtorëve qysh prej janarit, mirëpo palët nuk kanë arritur te një zgjidhje.

    “Greva e parë në Samsung Electronics është duke u zhvilluar sot përmes marrjes së pushimit, dhe po kuptojmë që shumë punëtorë janë duke marrë pjesë”, ka thënë Son Woo-mok, udhëheqës i sindikatës së punëtorëve.

    Kompania ka thënë se një veprim i tillë nuk do të ketë ndikim në prodhim dhe në aktivitetet tjera biznesore.

    Rreth 10 punëtorë janë parë të premten para zyrave të Samsungut në Seul duke bërtitur: Respektojeni punën. Ne nuk duam rritje 6.5 për qind apo bonus 200 për qind”.

    Samsung Electronics është pjesë e konglomeratit Samsung Group, që dominon sferën biznesore në Korenë e Jugut, ekonominë e katërt më të madhe në Azi./REL/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark