Punëtorët kërkojnë me protestë që t’u kthehet kompania e privatizuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët kërkojnë me protestë që t’u kthehet kompania e privatizuar

    Insajderi
    01 May 2016 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, në Han të Elezit protestuan ish punëtorët e kombinatit SharrCem, të cilët kërkuan nga autoritetet më të larta të vendit që të kërkojnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ta kthejnë kombinatin në duar të ish-punonjësve.

    Punëtorët u bashkuan te stacioni i trenit në Han të Elezit dhe vazhduan marshin drejt portës së Cimentos.

    Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare, Xheladin Laqi gjykoi AKP-në për privatizimin ilegal të ish kombinatit “Sharr”, ku mbi 1 mijë e 100 punëtorë i largoi dhunshëm nga vendet e punës edhe pse ishin aksionar.

    Ky Këshill ka prova të mjaftueshme kundër AKP-së, se ka shkelur të gjitha ligjet vendore dhe ndërkombëtare, dhe ka bërë privatizimin mbi privatizim.

    Laqi ndër pesë kërkesat e tij kërkon nga Prokuroria e shtetit që urgjentisht të heton privatizimin e kësaj ndërmarrje dhe punëtorëve t’iu kthehet statuti i shoqërisë aksionare në vendet e punës dhe t’iu bëhet kompensimi për aq vite, që me dhunë u larguan nga vendet e punës nga uzurpuesit e fabrikës.

    Protestuesit gjatë marshit brohoriteshin poshtë AKP, p oshtë uzurpatoret, qeveri t’i ku je klasën punëtore pa bukë e ke./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark