Punëtorët serbë të Kombinatit “Trepça”, kanë nisur të enjten një protestë në Rudare në veri të Mitrovicës, duke bllokuar trafikun në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.
Punëtorët serbë të Trepçës, duke kënduar himnin e Serbisë dhe këngë tjera patriotike serbe, po protestojnë kundër Ligjit të ri për Kombinatin Trepça të cilin Qeveria e Kosovës e ka dërguar në Kuvend për miratim, sipas të cilit kombinati vihet nën administrim të qeverisë, njofton REL.
Protestuesit bartin pankartat me mbishkrimet, “Trepça punon, populli jeton”, “Ligji nuk do të kalojë” si dhe po bartin flamuj të minierës dhe të Republikës së Serbisë.
Një protestë njëkohësisht po zhvillohet edhe në Leposaviq ku punëtorët e flotacionit janë mbledhur me të njëjtat kërkesa.