Punëtorët teknikë dhe sigurimi i UP’së mbajnë protestë, studentët bojkotojnë mësimin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët teknikë dhe sigurimi i UP’së mbajnë protestë, studentët bojkotojnë mësimin

    Insajderi
    11 March 2024 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit “Hasan Prishtina”, sot do të mbajnë protestë.

    Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik / Organizata Studentore “Reforma” do të bojkotojë procesin mësimor, shkaku i grevës së stafit teknik të UP-së dhe gjendjes së krijuar nga papastërtia.

    Ditëve të fundit janë parë studentët me vetë-iniciativë duke pastruar hapësirat e objektit të Universitetit të Prishtinës.

    Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik tash e tri javë janë futur në grevë, si shkak i pakënaqësisë të pagave të ulëta. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark