Një punëtor është rrëzuar nga çatia dje derisa ishte duke punuar në një objekt në Vushtrri.
Gazeta Insajderi ka mësuar se bëhet fjalë për punëtorin 23 vjeçar me inicialet E.A të kompanisë “Haki Novolani” nga Vushtrria.
Ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Rastin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se kanë nisur hetimet.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një çati, është rrezuar dhe ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës.
Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje nga kompania “Haki Novoloani SH.P.K”, por të njëjtit nuk iu janë përgjigjur telefonatave dhe pyetjeve të gazetës.