Punëtori bie nga kati i tretë në Zallq, vdes në QKUK – Policia interviston një person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtori bie nga kati i tretë në Zallq, vdes në QKUK – Policia interviston një person

    Insajderi
    22 July 2025 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së Avdyl Osmanit, rreth 65-vjeç, nga fshati Gurrakoc i Istogut, i cili ndërroi jetë të hënën më 21 korrik 2025 në QKUK, si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë një aksidenti në vendin e punës.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, Osmani ishte duke punuar në një objekt privat në fshatin Zallq të Istogut, kur kishte rënë nga kati i tretë i ndërtesës dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

    Ai ishte dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

    Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është intervistuar pronari i objektit, një mashkull kosovar, në cilësinë e të dyshuarit.

    Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark