×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtori vdiq pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese në Prizren, arrestohet një person

    Insajderi
    15 September 2024 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtor vdiq pasi ra nga kati i një ndërtese në ndërtim e sipër në Prizren. Ngjarja ka ndodhur të premten.

    Bëhet fjalë për J.K, i moshës 48 vjeçare nga Prizreni.

    “Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një puntor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull, mosha 48 vjecar nga Prizreni. Per rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke egzaminuar vendin dhe duke mbledhe provat dhe dëshmit nga vendi i ngjarjes”, njoftoi policia dje.

    PK’ja përmes raprotit ditor sot njoftoi se lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

    “ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJA E PAJISJEVE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS ME PASOJË VDEKJE- Prizren 13.09.2024-17:00. Lidhur me rastin, sot më datën 14.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark