Punëtoria e mobilieve në Prizren përfshihet nga zjarri, policia raporton për dëm të konsiderueshëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Punëtoria e mobilieve në Prizren përfshihet nga zjarri, policia raporton për dëm të konsiderueshëm

    Insajderi
    19 August 2023 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri në rrugën “Arta” në Prizren, dje pasdite.

    Pronari i kësaj mobilerie i ka thënë policisë se një objekt i tij që shërbente si punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri.

    Sipas ankuesit dyshohet se deri te zjarri ka ardhur për shkak te problemit me energji elektrike, ndërsa vlera e dëmit është e konsiderueshme, thotë policia.

    Një vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

    Rasti mbetet nën hetime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark