Punëtorja e Trepçës me protezë në këmbë rrezikohet: Hekuri i rëndë i bie sipër, e bënë për spital - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Punëtorja e Trepçës me protezë në këmbë rrezikohet: Hekuri i rëndë i bie sipër, e bënë për spital

    Insajderi
    05 April 2025 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valdete Shabani, në vitin 2022, për javë të tëra nuk kishte pasur mundësi të punonte, pasi kishte vendosur protezë në këmbën e majtë. Pas disa javësh pushimi, ajo u kthye në vendin e saj të punës, në Minierën e Stantërgut “Trepça”. Por, jo për shumë kohë.

    Pasi pak muaj më vonë, ajo u transferua në një nga njësitë e kësaj ndërmarrjeje. Ndërkaq, pa kaluar shumë muaj, ajo dërgohet në Minierën e Kishnicës. Të gjitha këto ndryshime, sipas saj, u bënë pa u marrë parasysh gjendja e saj shëndetësore.

    Madje, përveç degradimit në pozitë, ajo ka thënë se ishte detyruar të bënte edhe punë të rënda fizike, ku një nga ditët e punës, si shkak i saj, ajo përfundoi në spital.

    Në një intervistë me gazetarën e Insajderit, Dijellza Preniqin, ajo ka treguar se si u aksidentua në punë, çfarë pasoja ka sjellë ai incident në jetën e saj, dhe vuajtjet që pati gjatë ditëve kur asaj iu ndryshua vendi i punës për dy herë me radhë.

    Për më shumë, mund të ndiqni rrëfimin e saj.

    Punëtorja e Trepçës me protezë në këmbë rrezikohet rëndë: Hekuri e bënë për spital


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark