Punëtorja në Fushë Kosovë denoncon shefin e saj në polici për sulm seksual - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Punëtorja në Fushë Kosovë denoncon shefin e saj në polici për sulm seksual

    Insajderi
    31 May 2022 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtore ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga shefi i saj në Fushë Kosovë.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, teksa ky rast është përfshirë edhe në raportin 24-orësh të PK-së.

    E pyetur se cili ka qenë vendimi i prokurorit për personin i cili dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht punëtoren e tij, zëdhënësja Ulaj tha se i njëjti është ndaluar për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.

    “Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se më 30 maj 2022, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet procedurale-ligjore, derisa, prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për t’i sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, tha Ulaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark