Punime në rrjetin elektrik, KEDS njofton se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punime në rrjetin elektrik, KEDS njofton se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Insajderi
    04 April 2025 - 00:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 04.04.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, përcjell Insajderi.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 110/10 kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 20 kV J34 Llapnasellë (kodi: 19000086) nga ora 10:00 deri 15:30

    Vendet: Llapnasellë, një pjesë e Çagllavicës dhe një pjesë e Graçanicë .

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja e ndarësit linjor.

    2.

    NS 110/10(20) [kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

    NS 10/0.4[kV] TS-Taukbashçe – Lodrat me kod: (11000004133) nga ora 09:00 deri 10:00

    Vendet: Taukbashçe.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, punime të domosdoshme nga Drejtoria e Menaxhimit të Hapësirave Publike dhe Parqeve, Komuna e Prishtinës.

    Pejë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Fusha e Pejës (kodi: 50000009) nga ora 10:00 deri 15:00

    Vendet: Bajraktarët, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabergjan, Lluga, Llabjan dhe Bllagaj.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 110/35/10[kV] Prizreni 1 do të ndërprehet:

    LP 10[kV] Bodrumi (kodi: 30000014) nga ora 10:00 deri 15:00

    Vendet: Atmaxhë, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushë, Nashec, Gurshitë, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III dhe Zymi.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri – ndërrimi i shtyllave të thyera, pastrimi i trasesë dhe shtrëngimi i përçuesve.


    Punime nga pala e tretë

    1.

    NS 35/10 [kV] Prizren IV do të ndërprehet:

    NS 10/04kV TS Shkolla Normale (kodi: 30033004010) nga ora 11:00 deri 16:00

    Vendet: rr. Mehmet Hasi, një pjesë.

    Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 0.4kV sipas zgjidhjes teknike.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Sllovia (kodi: 41000003) nga ora 10:30 deri 15:00

    Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallushë, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Mitrovicë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Novolani (kodi: 73000005) nga ora 10:30 deri 15:30

    Vendet: Një pjesë e Bukoshit,Novolani,Kolla,Vërnica,Rezniku,Shallci,Druvari,,Mihaliqi.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi i motorit në daljen J02 dhe kontrollimi i lidhjeve të tensioneve & ndërrimi i releut ndihmës & Vendosja e shtyllave të tensionit të mesëm.

    2.

    Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Ekstra (kodi: 73000006) nga ora 14:00 deri 15:00

    Vendet: rr,Bahri Kuqi, Shote Galica, Azem Bejta, Lutfi Musiqi, Shales, Drenicës, Adnan Shyti, Hoxhë Kadri Prishtina, 2Maji, Osman dhe Shaban Bunjaku dhe fshati Begaj.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi i kurdisjes së motorit në daljen J03.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark