Përgjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një incident.
Në punishten ku po kryhen nga kompania “Bageri” e biznesmenit Bujar Shabani, ka rënë një shkëmb i madh që ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.
Në bazë të pamjeve, shkëmbi shihet duke u lëshuar në rënie të lirë, teksa komunikacioni ishte i dendur.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ka marrë ndonjë përgjigje.