Punimet e Komunës në kanalizim rrezikojnë shkatërrimin e Prishtinës së Vjetër - Insajderi
×
Kulturë

Punimet e Komunës në kanalizim rrezikojnë shkatërrimin e Prishtinës së Vjetër

Insajderi
13 July 2018 - 13:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës ka filluar punimet në rregullimin e kanalizimit në pjesën e kryeqytetit të njohur si Prishtina e Vjetër, rrugët e së cilës janë të shtruara me kalldrëm e që janë nën mbrojtje të shtetit bashkë me disa shtëpi aty, po rrezikojnë të humbasin vlerat.

Kalldrëmi është hequr nga rruga kryesore “Meto Bajraktari” dhe disa rrugë të tjera ku po zhvillohen punimet. Por edhe pse punimet kanë përfunduar, kalldrëmi nuk është kthyer në vend, pra nuk është vendosur sërish.

Adem Feta, një banor i vjetër i kësaj lagje thotë se është e patolerueshme që të hiqet kalldrëmi sepse ajo është një nga veçoritë e kësaj pjese të mbetur të asja që njihet si Prishtina e Vjetër.

“Unë e mbaj mend kur është shtruar kjo rrugë me kalldrëm. Nuk mund të hiqen kështu pa asnjë kujdesje”, ka thënë ky qytetar.

Edhe qytetarë të tjerë janë ankuar për mënyrën sesi po hiqet kalldrëmi nga rrugët “Meto Bajraktari” dhe “Andrea Gropa”.

Kompania që ka kryer punimet “GASHI ING” ka përfunduar punët në këtë rrugë por aty është vendosur vetëm zhavorr dhe asgjë tjetër. Insajderi ka kërkuar nga kompania që të marrë informacione se ku është vendosur kalldrëmi i hequr dhe nëse ka pasur ndonjë ekspert që ka mbikëqyrë heqjen e kalldrëmit.

Kompania nuk është përgjigjur në asnjë thirrje e as në pyetjet e dërguara nga redaksia, teksa sipas zyrës për media në Komunën e Prishtinës, kompania është e detyruar ta kthej kalldrëmin aty pas 120 ditëve, aq sa parashihet zgjatja e punimeve.

Insajderi do të vazhdojë të raportojë për këtë çështje duke shikuar nëse është marrë leje për ndërhyrjet e bëra në këto dy rrugë të Prishtinës./Insajderi.com

https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/278555335993140/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark