Punimet në magjistralen Podujevë-Prishtinë po vazhdojnë, ndonëse kjo magjistrale bazuar në premtimet e politikanëve supozohej të përfundonte më 2022-ën.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është zotuar që kjo magjistrale të përfundojë gjatë verës, shkruan Gazeta Insajderi.
Punime janë parë edhe përgjatë kësaj të diele. Mirëpo, automjeti i punës i ngarkuar për kryerjen e punimeve po i bën telashe veturat në komunikacion.
Në një video që ka siguruar Insajderi, kamioni shihet duke hedhur material ndërtimor prapa gypit, ku pas tij qëndrojnë vetura.
VIDEO: