Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë reduktime në komunat veriore të Mitrovicës dhe atë të Jugut, si dhe Vushtrri e Skenderaj.
Reduktimet po ndodhin për shkak të punimeve në kanalin e Ibër-Lepencit pas sulmit terrorist atje, shkruan Insajderi.
Sipas kompanisë rajonale të ujësjellësit atje, “si rezultat i gjendjes se krijuar të furnizimit me ujë të papërpunuar nga kanali i “Ibër Lepencit” pas sulmit dhe krijimit të vështirësive në furnizim të rregullt me ujë, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit me ujë të pijes për konsumatorët tanë”.
Orari i reduktimeve:
MITROVICË
Nga ora 09:00- 18:00
• Tuneli I Pare, Stan Trg, Rahove, Shupkovc, Zasellë, Lisicë, Lipë, Boletin, Kolonija, Lagjja 2 Korriku, Kqiç, Frasher, Pirq, Broboniq, Koprive dhe Vërrnice, Suhodoll, Gushafc, Vinarc, Vidimriq dhe Koshtovë.
Nga ora 18:00 – 06:00
• Reduktime në qytet,
VUSHTRRI:
06:00-18:00 Reduktime për fshatrat,
18:00–06:00 Reduktime në qytet,
SKËNDERAJ
06:00 – 18:00 Reduktime për fshatrat,
18:00 – 06:00 Reduktime në qytet. /Insajderi.org/