×
  • Lajme
  • Lajme

    Punimi i profesorit të Fakultetit Juridik të UP-së ndër me të mirët në një kompeticion punimesh të UNIDROIT

    Insajderi
    26 September 2024 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punimi i profesorit, Ardrit Gashi është vlerësuar si ndër me të mirët duke u renditur në vendin e 4-të në garën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e të Drejtës Private (International Institute for the Unification of Private Law – UNIDROIT).

    UNIDROIT është një organizatë ndërqeveritare dhe e pavarur me seli në Romë. Objektivat dhe qëllimi i saj është të studiojë nevojat dhe metodat për modernizimin, harmonizimin dhe koordinimin e të drejtës private ndërmjet shteteve dhe grupeve të shteteve, dhe në këtë mënyrë të nxjerrin akte juridike, instrumente ligjore, parime dhe rregulla uniforme dhe të përbashkëta për të gjitha shtetet.

    Një prej këtyre akteve juridike/instrumenteve më të rëndësishme të UNIDROIT, janë edhe Parimet e UNIDROIT për Kontratat Komerciale Ndërkombëtare. Dhe, ky kompeticion është organizuar në vigjilje të 30 vjetorit të këtyre Parimeve.

    Punimi në formë eseje i profesor Gashit në këtë kompeticion, analizon dhe jep ide për hapësirat/mundësitë e aplikimit të këtyre Parimeve–si e drejtë e “butë”, në juridiksione ku rregullat të drejtës ndërkombëtare private–si e drejtë e “fortë” sfidojnë aplikimin e tyre, përkundër nivelit të avancuar juridik që kanë Parimet e UNIDROIT. Në këtë drejtim dhe mbi të gjitha, punimi rekomandon aplikim të qasjeve më ndryshe se deri tani të UNIDROIT në përmbushjen e objektivave të tyre.  

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark