Sot edhe zyrtarisht u konfirmua se festivali më i madh i organizuar në Kosovë ndonjëherë, ndërroi lokacion. Ani pse nuk shkoi shumë larg, pra u zhvendos në kryqytetin e Shqipërisë, kjo çështje zgjoi debat në opinionin publik, shkruan Insajderi.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në facebook nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa.
Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.
Lipa i njoftoi ata përmes një letre në të cilën tregohej arsyeja e këtij vendimi, që sipas tij ishte vonesa e një përgjigjie hapsirën ku do mbahej Festivali.
Por, pikërisht me personat që Lipa ua nisi këtë letër, dikur kishte raporte të mira, të paktën kështu thonë vargjet që i thuri për krerët e shtetit, shkruan Insajderi.
Nisur nga takimi që Lipa kishte me kryeministrin Albin Kurti, takim nga i cili i njejti dëshiroi atë kohë që të zgjasë përgjithmonë.
Ky takim “i paharrueshëm” për babain e këngëtares, Dua Lipa u realizua më 20 shtator të vitit të kaluar.
“Takimi nga i cili nuk doja të largohesha. Faleminderit Kryeministër Albin Kurti, për mbështetjen tuaj dhe pritjen e mrekullueshme”, kishte shkruar Lipa në mbishkrimin e imazhit në të cilën shihej përkrah Kurtit.
Kurse, para takimit me Kurtin, Lipa u pa edhe me “zonjën e veçantë”, pra me presidenten e vendit.
As në këtë rast Lipa nuk kurseu fjalë miradie që ia kushtoi Osmanit.
“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, kishte shkruar Lipa pas takimit me Osmanin.
Gjithashtu në kohë të fushatës e pas përfundimit të saj Osmani kishte mbështetjen e Lipës. Në zgjedhjen e saj si Presidente, Dua Lipa publikoi një fotografi të presidentes dhe shkruajti edhe emrin e babait të saj në të.
Duket se “perpjekja” se tij per tu afruar me pushtetarët e rinjë nga të cilat nuk përfitoi asnjë kacidhe, këtë herë dështoi.