Punoi për Osmanin në fushatë, thuri lavde për Kurtin- Si i shkoi mundi huq babait biznesmen të Dua Lipës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Punoi për Osmanin në fushatë, thuri lavde për Kurtin- Si i shkoi mundi huq babait biznesmen të Dua Lipës

    Insajderi
    14 June 2022 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot edhe zyrtarisht u konfirmua se festivali më i madh i organizuar në Kosovë ndonjëherë, ndërroi lokacion. Ani pse nuk shkoi shumë larg, pra u zhvendos në kryqytetin e Shqipërisë, kjo çështje zgjoi debat në opinionin publik, shkruan Insajderi.

    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në facebook nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa.

    Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.

    Lipa i njoftoi ata përmes një letre në të cilën tregohej arsyeja e këtij vendimi, që sipas tij ishte vonesa e një përgjigjie hapsirën ku do mbahej Festivali.

    Por, pikërisht me personat që Lipa ua nisi këtë letër, dikur kishte raporte të mira, të paktën kështu thonë vargjet që i thuri për krerët e shtetit, shkruan Insajderi.

    Nisur nga takimi që Lipa kishte me kryeministrin Albin Kurti, takim nga i cili i njejti dëshiroi atë kohë që të zgjasë përgjithmonë.

    Ky takim “i paharrueshëm” për babain e këngëtares, Dua Lipa u realizua më 20 shtator të vitit të kaluar.

    “Takimi nga i cili nuk doja të largohesha. Faleminderit Kryeministër Albin Kurti, për mbështetjen tuaj dhe pritjen e mrekullueshme”, kishte shkruar Lipa në mbishkrimin e imazhit në të cilën shihej përkrah Kurtit.

    Kurse, para takimit me Kurtin, Lipa u pa edhe me “zonjën e veçantë”, pra me presidenten e vendit.

    As në këtë rast Lipa nuk kurseu fjalë miradie që ia kushtoi Osmanit.

    “Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, kishte shkruar Lipa pas takimit me Osmanin.

    Gjithashtu në kohë të fushatës e pas përfundimit të saj Osmani kishte mbështetjen e Lipës. Në zgjedhjen e saj si Presidente, Dua Lipa publikoi një fotografi të presidentes dhe shkruajti edhe emrin e babait të saj në të.

    Duket se “perpjekja” se tij per tu afruar me pushtetarët e rinjë nga të cilat nuk përfitoi asnjë kacidhe, këtë herë dështoi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark