Ismet Hajdini është prezantuar si aderim i Nismës Socialdemokrate përgjatë së martës. Ai punon si zyrtar në Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në kuadër të Komunës së Gjilanit. Hajdini është parë edhe si zyrtar nëpër disa parti.
“Është zgjedhur dhe ka shërbyer tetë vite si Asambleist në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Katër vite ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në këtë komunë. Për një periudhë kohore ka shërbyer në misione diplomatike të Republikës së Kosovës. Është aktivist politik dhe nga sot koordinator i Degës së NISMA Socialdemokrate në Gjilan“, u tha në prezantimin që ia bëri Nisma Ismet Hajdinit, shkruan Insajderi.
Insajderi ka marrë vesh se Hajdini punon në komunën e Gjilanit që udhëhiqet nga ana e VV’së. Ai më saktësisht është zyrtar në Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Hajdini ka qenë pjesë e disa partive politike në Kosovë. Disa prej tyre janë edhe partia ORA, Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR). /Insajderi.org/