Punonjësit në grevë! Kulla Eifel mbyllet në 100-vjetorin e vdekjes së arkitektit të saj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Punonjësit në grevë! Kulla Eifel mbyllet në 100-vjetorin e vdekjes së arkitektit të saj

    Insajderi
    27 December 2023 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kulla Eifel është mbyllur sot për shkak të një greve të organizuar nga një numër punonjësish.

    Mbyllja e kullës përkon në të njëjtën ditë me 100-vjetorin e vdekjes së krijuesit të projektit të saj, Gustave Eiffel.

    Për shkak të grevës së një pjese të punonjësve, Kulla Eiffel aktualisht është e mbyllur. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar. Hyrja në shesh është e hapur dhe e lirë për t’u vizituar”, thuhet në një deklaratë në faqen e Kullës Eiffel.

    Kulla Eifel u ndërtua me urdhër të qeverisë franceze për Ekspozitën Botërore në 1889 sipas projektit të inxhinier Eifel dhe pasi u ndërtua ajo u bë zyrtarisht ndërtesa më e lartë në botë.

    Fillimisht, kulla ishte planifikuar të ngrihej dhe çmontohej pas 20 vjetësh, sepse shumica e parizianëve nuk e pëlqyen dizajnin, megjithatë ky plan u rrëzua pasi ajo u kthye në simbolin e kryeqytetit francez me kalimin e viteve.

    Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark