Punonjësit të hipotekës në Vlorë i kanë djegur makinën në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjtje.
Në një prononcim për abcnews.al motra e pronarit të makinës është shprehur se dyshojnë se ngjarja ka lidhje me profesionin e vëllait të saj Ermal Hoxhës.
“Makina kishte marrë flakë në anën e majtë të shoferit dhe shkoj dhe njoftoj familjarët, por më pas makina ka marrë flakë. Ermali punon në hipoteke nuk ka asnjë konflikt interesi, unë kam një proces divorci me bashkëshortin tim dhe me 6 shkurt kemi dhe seancën e gjyqit dhe besoj se ai mund të ketë dorë në këtë ngjarje. Ai mund ta ketë bërë për shkak se dëshiron që të marrë djalin tim”, ka thënë motra e 32 vjeçarit.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:25 në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ku është djegur automjet i markës “Toyota”