Një lajm tronditës ndodhi në Durrës ku Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, pas bullizimit në platformën “Tik-Tok” dhe dhunës nga bashkëshorti, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.
Në pranga ra edhe bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, ku nga hetimet rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, Bedrie Loka.
Ai ishte kthyer nga Greqia dhe e kishte kërcënuar me thikë gruan për ta vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve të tyre.
Për këtë ngjarje ka reagur edhe Zaimina Vasjari e cila ka zbuluar se e ndjera punonte në kompanin e saj. Zaimina shprehet se askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar por iu interesoi historia e Tik Tokut.